Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kroi i Vitakut në Mitrovicë pa rrugë të asfaltuar dhe pa ndriçim publik

Gazeta10
20 October 2022 - 8:21

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se banorët e Mitrovicës në Kroin e Vitakut po përballen me probleme të mëdha të rrugës dhe që sa kohë janë pa ndriçim publik, raporton Gazeta10.

Banorët thonë se vazhdimisht kanë bërë kërkesë në komunën e Mitrovicës jugore dhe në atë veriore, por deri tash nuk janë marrë parasysh pamvarësisht premtimeve.

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Mitrovicës jugore, Granit Tmava ka thënë se në disa lagje ju lejohen projektet e në disa të tjera është përgjegjësi e Mitrovicës veriore.

“Këtë vit mund të intervenojmë vetëm në zhavor për shkak të kontratës, derisa asfaltimin e shqyrtojmë për vitin e ardhshëm. Në disa lagje të veriut është rregulluar edhe ndriçimi publik, por për rastin në fjalë do të dalim në teren për të parë ku qëndron problem./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=ofYZqhuV6Cc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.