
Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në media se sot do të mbajnë aksion në bashkëpunim me ekipe të shkyqjes dhe inspektorë, ku fokus do të jenë konsumatorët që kanë borxhe të mëdha në Fushë Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Nesër 9 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë.Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës.