Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryediplomati kroat: Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës

Gazeta10
07 March 2023 - 14:19

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka pritur në Zagreb, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, raporton Gazeta10.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë që Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj.

Radman tutje ka thënë që me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet miqësore, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.