Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryediplomatja gjermane i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE

Gazeta10
16 May 2024 - 15:13

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, është diskutuar sot edhe në Bundetagun gjerman.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalën e saj para deputetëve gjerman ka thënë se “Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane, i takon Këshillit të Evropës”.

“Mirënjohës për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Baerbock.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.