Gazeta10

Kryeministri dhe ministrja e Arsimit vendosin gurëthemelin për ndërtimin e çerdhes në Gjakovë

Pas ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në Ponoshec të Gjakovës, u vendos edhe gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në lagjen Rezinë të kësaj komune, po ashtu investim i Ministrisë së Arsimit, raporton Gazeta10.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm, për shkak se të gjitha studimet kanë treguar që suksesi në shkollat fillore është i lidhur drejtpërsëdrejti me suksesin që kanë treguar fëmijët në shkollimin parashkollor.

“Edukimi parashkollor është vendimtar për suksesin e mëtutjeshëm në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve”, u shpreh ai.

Objekti dykatësh, me gjithsej 1400 metra katrorë, është i planifikuar për 150 fëmijë. Ai do të këtë shtatë dhoma për qëndrim të fëmijëve, tri dhoma të gjumit për fëmijë, hapësirën për qëllime të ndryshme, kuzhinën, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratës dhe një hapësirë shtesë teknike.

Sipas kontratës, koha e realizimit të këtij projekti është 24-muaj, ndërkaq vlera e investimit është rreth 759 mijë euro.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në fund të muajit shtator ishin nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Miresh të Gjilanit, Kamenicë dhe Gjakovë, të cilës iu vendos gurthemeli sot.

Sipas kontratës, koha e realizimit të këtij projekti është 24 muaj, ndërkaq vlera e investimit është rreth 759 mijë euro.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në fund të muajit shtator ishin nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Miresh të Gjilanit, Kamenicë dhe Gjakovë, të cilës iu vendos gur themeli sot./Gazeta10.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat