Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti në iftar me familjet e Enver Zymerit dhe Afrim Bunjakut (FOTO)

Gazeta10
04 April 2024 - 0:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në një iftar me familjet e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Kurti tha se në këtë mbrëmjë përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

“Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”, shkruan Kurti, krahas fotografive të publikuara.

Postimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.