Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti shkon në BIK, ky është mesazhi nga atje (FOTO)

Gazeta10
21 April 2023 - 10:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq kërkoi që solidariteti të mos jetë i kufizuar vetëm për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sot në ditën e Fitër Bajramin bashkë me kolegë nga Qeveria erdhëm që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me të cilën besimtarët kanë treguar përkushtim dhe sakrificë. Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore gjatë jetës dhe solidariteti farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm gjatë këtij muaji por gjatë tërë jetës”, tha Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.