Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Kosovë, Castelino

Gazeta10
06 September 2022 - 14:53

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino, raporton Gazeta10.

Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u shpreh kryeministri Kurti.

Në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë. 

Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.