Gazeta10

Kryeministrja e Serbisë i reagon ashpër BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, me një postim në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në të cilën paralajmëroi për shtim të “retorikës nxitëse mes zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës”, raporton Gazeta 10.

“Duke parë këtë deklaratë të BE-së, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme),…Prej 175 ditësh, Kurti ka provokuar konflikt të armatosur me serbët. Në vitin 2022 shënojmë vitin kur serbëve në Kosovë dhe Metohi ua ndaloi të drejtat më elementare të njeriut – ua ndaloi votën. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri asgjë…”, ka shkruar Brnabiq në Twitterin e saj.

Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi.

“Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri te ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, u tha në deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

Postimi i plote:

“Kjo deklaratë është shumë më e përshtatshme për Ditën e 1 Prillit sesa një e dielë e zakonshme e mesit të gushtit. Duhet të jetë një lloj shakaje.

Prej 175 ditësh, Kurti ka provokuar konflikt të armatosur me serbët. Në vitin 2022 shënojmë vitin kur serbëve në Kosovë dhe Metohi ua ndaloi të drejtat më elementare të njeriut – ua ndaloi votën. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri asgjë.

Nga ana tjetër, motoja e presidentit Vuçiq dhe e Serbisë është: paqe dhe stabilitet.

Po i afrohen dhjetë (10!) vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit të cilën BE-ja thjesht nuk mund ta zbatojë. Vetë BE-ja po e pranon se nuk mund ta detyrojnë Kurtin të themelojë Bashkësinë e Komunave Serbe – shtylla kurrizore e Marrëveshjes së Brukselit.

Është dëshpruese të shoh se BE-ja thjesht nuk sheh fajin e saj për atë ku jemi sot.

Nëse BE-ja do të bënte atë që duhej të bënte – të zbatonte Marrëveshjen e Brukselit dhe të garantonte të drejtat themelore të njeriut për serbët në Kosovë dhe Metohi – gjërat sot do të ishin ndryshe.

Pra, ju lutem, ndaloni me hipokrizinë.”/Gazeta 10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë