
Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Gazeta10.
Kryeprokurori Jack Smith ka thënë se ende ekziston rreziku “për arratisje, shkatërrim, fshehje, ndryshim provash të një krimi” dhe për “pengim të procedimit penal”.
Ai ka argumentuar se për këto arsye duhet të urdhërohet vazhdimin i paraburgimit për Krasniqin.
“Për këto arsye, Gjyqtari i Procedurës Parakrake duhet të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit për z.Krasniqi”, thuhet në vendim.
Si për Jakup Krasniqin ashtu edhe për Rexhep Selimin është kërkuar vazhdimi i paraburgimit dhe me të njejtin arsyetim. / Gazeta10

