
Xhemajl Rexha ka thënë se vendi po përballet me propagandë të madhe të mediave serbe që kontrollohen nga presidenti serb, Vuçiq dhe nga Lista Serbe për tensionet në veri të Mitrovicës pas vendosjes së barrikadave nga serbët e asaj pjese.
Kryetari i AGK-së shtoi se që nga fillimi i këtyre tensioneve, shumica e raportimeve të mediave të Kosovës, ishin korrekte, shkruan Gazeta10.
‘Në raste të tilla ne e rikthjemë thirrjen për gazetarët dhe kolegët tanë të mediave që të jenë të shumë të kujdesshëm për atë që thonë, sepse e kanë ndikimin që mund të ketë gjithçka që del në publik dhe informacionet duhet të jenë të konfirmuara e të verifikuara. Kryesisht raportimet e mediave shqiptare të Kosovës kanë qenë koorekte, nga ajo që kemi monitoruar në këto tri javë që nga vendosja e barrikadave. Por, jemi duke u përballur jo për herë të parë me një propagandë shumë të madhe të mediave serbe ku u përmend disa herë medium Kosovo-online, dhe media tjera të cilat kontrollohen nga Vuçiqi e Lista Serbe, që janë të angazhuara për të shpërndarë propagandë gjatë gjithë kohës”, tha tutje Rexha./Gazeta10