Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i AKK, listat e pagave i dërgojmë me datë 10 të çdo muaji, e greva duhet të zgjidhet me dialog

Gazeta10
03 September 2022 - 17:57

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se duan që greva të marrë fund me bisedime mes palëve, raporton Gazeta10.

Ai deklaroi se është biseduar me Osmanin dhe si komunat e Kosovës duan të gjenë një zgjedhje, duan të ulën palët duke e cekur se vet komunat nuk janë palë. Palët sipas tij janë qeveria dhe SBASHK-ut.

“Ne e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë ta japin kontributin tonë, ndërsa sa i përket asaj që është kompetencë e nivelit komunal, e që ka qenë përgatitja për fillimin e vitit të shkollor, ne të gjitha i kemi bërë më kohë…Sigurisht në këtë rast komunat nuk janë palë, janë ata që po paguajnë cmim, si do qoftëne vazhdojmë të jepim kontributin sa i prketë asaj është pjesë e kompetencës dhe e përgjegjesisë së nivelt komunal e që ka qenë përgattitjet e fillimit të vitit të ri shkollor…”, tha ai.

Kur u pyet sa i përket çështjes së dërgesave të listave, Aliu tha se listat e pagave për muajin gusht i kanë dërguar më 10 gusht, ndërsa më 10 shtator ai tha se do t’i çojnë listat e pagave për muajin shtator.

“Ajo se cfarë po mungon është dialogu dhe jo masat që e zgjdhin problemin, duhet ulur të gjithapalët, e komunat nuk janë palë. është bërë temë qështja e listave, më lejoni të sqarohem se listat që kërkohen nga kryetarët e komunave, nga zyrtarët kryesor financiar e të cilët janë në grevë zakonisht dorëzohen me të 10-tin e muajit.pagat e muajit gusht ne kemi dorëzuar listën me 10 gusht, ndërsa me 10 shtator ne duhët të dorëzojmë pagat e muajit shtator, mendoj se koncentrimi te kjo kërkimi i fajtorëve duhet të koncentrohemi vetëm në zgjedhjen e këtij problemi.”, shtoi Aliu./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.