
Kryetari i tifo grupit Dardanët Lulzim Berisha ka bërë një postim në rrjetët sociale për dy lojtarët e U-21 që vendosin të kalojnë tek Shqipëria
“Adrion Pajaziti i Fulham U-21 dhe Medon Berisha i Lecce, tradhtuan Kosovën. Tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Ata kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës U-21, por tani i kuptojmë disi, sepse tradhtari lind, mashtron dhe asgjë nuk zgjedh për t’i shty përpara interesat e ngushta.
Tradhtarët si këta shesin dhe shkelin në gjithçka. Prenë në besë. Tradhtojnë në fjalë. Janë njerëz të ligë. Nëpërkëmbin nder dhe besë. Këta janë të pabesë. Kosova nuk ua harron këto shfrytëzime të ulëta”. Thuhet nga ky postim i Lulzim Berishës.