Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Deçanit: Gjendja është rënduar në disa vendbanime

Gazeta10
20 November 2022 - 15:20

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se gjendja është e rënduar në disa vendbanime të kësaj komune ku janë shkaktuar vërshime.

Ramosaj, iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ka njoftuar se ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.

“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur të gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shkruar Ramosaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.