
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10, kësaj here duke trajtuar tema të ndryshme nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë.
Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Ramiz Krasniqi, Lulzim Abazi, Jeton Gashi, Liridon Ahmeti dhe Sami Boroci.
Në fillim të edicionit të kësaj jave, foli ekskluzivisht Eugen Saraçini, kryetar I Federatës së Hendbollit të Kosovës, i cili foli për suksesin e kombëtarës së Kosovës U18 në konkurrencën e vajzave.
Ai tha se janë të kënaqur me këtë arritje, mirëpo thotë se nuk ka qenë edhe aq e lehtë.
“Sonte ishte finalja e madhe, para saj kishim edhe tri ndeshje të cilat kishin qenë të vështira po ashtu. Shqetësimi e emocionet ishin të tensionuara.”
Ai foli edhe për paraqitjen e Kosovës në ndeshjen finale.
“Sa i përket ndeshjës së sotme, kishim ulje-ngritje në pjesën e dytë. Në disa momente, shpejtësia dhe taktikat fizike luajtën rol të madh në fitoren e sotme”
“Një sukses i madh dhe i jashtëzakonshëm, ekipi ka qenë në përgatitje e sipër, duke bërë ndeshje dhe përgatitje ekipore, ku ka reflektuar me kompaktësi” – përfundoi ai.
Kosova U18 në konkurrencën e femrave në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet në Kinë gjatë verës.