Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryetari i Hanit të Elezit, Ballazhi: Kemi probleme me ujë, mbeturinat po menaxhohen jashtëzakonisht mirë (VIDEO)

Gazeta10
11 October 2022 - 9:11

Në emsionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka folur rreth qeverisjes dhe sfidave të tij në komunën e Hanit të Elezit, raporton Gazeta10.

Mehmet Ballazhi, ka thënë se kjo komunë po përballet me problemin e ujit.

“Në përgjithësi, sidomos në menaxhimin e mbeturinave jemi jashtëzakonisht mirë, kemi probleme me ujin e pijes edhe më tutje, derisa të funksionalizohet fabrika e ujit të pijes”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur për ndërmarrjen “Pastrimi” për të cilën ka thënë se është ndërrmarrje publike lokale dhe nën menaxhimin e komunës.

“Tek ne është ndërrmarrja publike lokale “Pastrimi” e cila bën menaxhimin e mbeturinave. Është nën menaxhimin e komunës”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur një ideje se a mundet që të krijohet një kompani publike lokale që menaxhon të gjitha shërbimet publike të një komune si Hani i Elezit, Ballazhi ka thënë se kjo mund të jetë e mundur por kërkohet shtim i kapaciteteve dhe numrit të punëtorëve.

“Po në fakt po, unë mendoj se ka mundësi, megjithëse ne jemi në fillim dhe një kompani kaq e vogël, ndoshta nuk mund të merret me të gjitha, por deri më tani kompania “Pastrimi” që është ndërmarrje lokale publike po merret edhe me mirëmbajtjen e parqeve, derisa ne të kem mundësi të tjera përmes kompanisë “Sharrcem” që kanë premtuar se do të na mbështesin sidomos në mirëmbajtjen e parqeve, ndërsa për shërbimet e tjera sigurisht se duhet të rriten edhe kapacitetet, edhe numri i punëtorëve brenda ndërmarrjes, por për momentin jemi në rregull, ka shtuar ai. / Gazeta10

https://youtu.be/mLDz2M-DlzY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.