
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, ka folur për mundësit e ngrohjes gjatë dimrit për qytetarët e komunës së Kaqanikut, raporton Gazeta10.
Ai u shpreh se ka qenë i shqetësuar se do të ketë mungesë furnizimi.
“Kemi furznimim me pelet, jemi në përfundim të përmbylljes së procesit të zgjedhjes së kompanisë por shpresojmë se në këtë javë ta përmbyllim këtë proces sepse cmimi ka shku mjaftë i lartë”, tha ndër të tjera kryetari.
Tutje, ai tregoi se peleti më shumë përdoret për shkolla, ndërsa druri është që përdoret më shumë për ngroheje nga qytetarërt.
“Qytetarët e Kaçanikut mund të them se zakonisht për ngrohje përdoret druri, ndërsa shkolalt në përgjithësi janë me pelet, kemi disa shkolla që janë me dru por shumica janë me pelet.”, ka thënë Ilazi./Gazeta10.