
Kryetari komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes programit të ankesave në Kanal10, është përgjigjur rreth ankesave të dërguara po në këtë program.
Bulliqi bëri të ditur se po vazhdojnë projektet e përmismit të infrasktrukturës me asfaltim dhe shtrimin e kubzave.
“Jemi duke punuar edhe tek ndriçimi publik, shumë projekte do jenë dyvjeçare për shkak të mungesave buxhetore. Jemi duke inciaur një varg procedurash“, tha ai.
Bulliqi i pyetur rreth dërgimit të inspektoratit tek Dobërdoli si shkak i mbeturinave, tha se ka ende faktorë ndikues, mes tyre edhe mospërshirja e plotë në sistem.
“Fatkeqësisht, nuk është se nuk ka gjoba, e kemi gjendjen jo të mirë, një nivel vetëdije të ulët, jo vetëm lumin por kemi edhe raste tjera. Një pjesë e qytetarëve nuk janë fut ende në sistemin e pagesave të mbeturinave. Bashkë me GIZ-in gjerman por edhe ndërmarrjet publike “Pastrimi”, kemi marrë aksion vitin e kaluar për t’i regjistruar në sistemin e pagesës“, shtoi ai.
Më shumë detaje: