Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë na ka thënë se di se qysh mundeni me jetu në këtë gjendje” – Banori nga Mihaliqi

Gazeta10
16 July 2026 - 8:59

Një banor i fshatit Mihaliq të Vushtrrisë në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka thënë se vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe vështirësi të tjera, duke shtuar se, sipas tij, institucionet komunale nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve.

Ai tregon se banorët kanë paraqitur ankesa në Komunën e Vushtrrisë, por se situata mbetet e pandryshuar, raporton Gazeta10.

“Komuna e Vushtrrisë nuk është duke ndërmarrë asgjë. Kemi qenë në komunë, kemi bërë ankesë, edhe kryetari i komunës para gjashtë viteve ka thënë: ‘Nuk e di se si mundeni me jetu këtu’. Përveç mungesës së ujit, kemi probleme edhe me transportin. Fëmijët një kushëri i dërgon nëpër shkolla”, tha banori.

Ai theksoi se mungesa e ujit nuk është problemi i vetëm, pasi banorët përballen edhe me vështirësi në transport, gjë që ndikon veçanërisht te nxënësit. Sipas tij, për shkak të mungesës së transportit të rregullt, fëmijët detyrohen të udhëtojnë drejt shkollës me ndihmën e të afërmve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.