Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i KPM-së Xhevat Latifi takime në Vatikan, pritet nga Massimiliano Menichetti 

Gazeta10
23 Shtator 2022 - 12:56

Kryetari i KPM-së, Xhevat Latifi po qëndron për një vizitë zyrtare në Vatikan. Ai është pritur nga Massimiliano Menichetti, përgjegjës për mediat në Dikasterin e Vatikan për Komunikim

Në takim u diskutua për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve mes këtyre dy institucioneve.

“Vatikani ёshtё i hapur ndaj çdo vendi, çdo herë ka krijuar raporte të mira me vendet e ndryshme ne fushën e mediave, ne sot transmetojmë në platforma tё ndryshme, po thuaj se në gjithë botën, në 51 gjuhë të ndryshme, duke përfshi edhe gjuhën shqipe, andaj edhe ky takim për ne ёshtё një rëndësie të veçantë, kështu, në takimet e radhës, shpresojmë të flasim për projekte konkrete bashkëpunimi me interes të përbashkët”, tha z.Menichetti.

Kryetari Latifi ka shprehur gatishmërinë e KMP-së, që të përpilohet njё propozim – memorandum bashkëpunimi mes KPM-së dhe Dikasterit tё Vatikanit pёr Komunikim (Ministrisë së Informimit).

Kryetari z.Latifi ka takuar në Vatikan edhe drejtorin e redaksisë në gjuhën shqipe Dom David Gjugja. Ai prezantoi historikun 71 vjeçar të emetimit të pa ndërprerë në gjuhën shqipe në Radio Vatikan. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.