
Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut nga VV-së, Erden Atiq ka deklaruar se pavarësisht rrethanave që erdhi në krye të komunës, as ai e as ekipi i tij nuk frikësohen nga asnjë kërcënim i mundshëm.
Atiq, të cili iu deshën pesë kandidatura për ta marr drejtimin e komunës, në një intervistë për Kanal10 tha se me intensistet të madh bashkë me ekipin e tij po e kryejnë punën edhe gjatë ditëve të vikendeve, shkruan Gazeta10.
“Kjo ka qenë kandidatura ime e pestë. Unë për një kohë të gjatë kam qenë në opozitë. Pa asnjë dyshim mund ta përfundoj mandatin e plotë, deri në zgjedhjet e rregullta lokale kemi me qenë këtu, edhe me kry punë shumë të mira e të mëdha për veriun. Nuk frikësohem aspak. Dëshira ime dhe e VV-së, ka qenë që kjo të kish ndodh shumë më herët, por gjasat kanë qenë më të vogla. Jemi duke punuar deri në mbrëmje edhe vikendeve, të shtuneve dhe të dielën.”, deklaroi Atiq për Kanal10./Gazeta10