
Një qytetar është ankuar në emisionin e mëngjesit sa i përket ndriçimit publik në fshatin Llabjan të Novobërdës.
Në lidhje me këtë ankesë ka folur nënkryetari i kësaj komune, Bajrush Imeri, raporton Gazeta10.
Imeri ka thënë se kjo ankesë do të merret parasysh sepse komuna gjithmonë mundohet të punojë në të mirën e qytetarëve.
“Qytetarët sa i përket ndriçimit publik ku kanë kërkuar ne e kemi bërë zgjidhjen, edhe pse kjo po i kushton komunës ne prapë veprojmë në të mirë të qytetarëve, ne po mundohemi me i mirëmbajtë edhe faturat e energjisë elektrike, nganjëherë ka edhe defekte por natyrisht që nuk janë të qëllimshme unë i ftojë qytetarët kudo që ka defekte të reagojnë, sepse mua më kanë kontaktuar dhe gjithmonë pas kontaktimit ne mundohemi që sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet edhe rregullimi i tyre”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10