
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas raportimit të rastit të dhunimit të një 11-vjeçare nga pesë persona.
Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht jo për herë të parë, shoqëria ka shpërfaqur vrazhdësinë me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave, transmeton Gazeta10.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë shteti urgjentisht duhet të gjejë të dyshuarit e përfshirë në këtë rast, dhe t’i shqiptojë dënime maksimale.
“Shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale. Këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre!”, ka shkruar ai./Gazeta10