
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisonin e mëngjesit “Dita e re” ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se kjo Qeveri, gjatë mandatit katër vjeçar nuk ka arritur t’i përmbush asnjë nga kërkesat e tyre, raporton Gazeta10.
Jasharaj paralajmëron Qeverinë e ardhshme se greva do të vazhdojë pas 9 shkurtit.
“Për momentin në janar nuk do të ketë greva përshkak se është fushatë zgjedhore, por kam deklaruar qëndrimin e Këshillit Drejtues se pas zgjedhjeve do të vazhdojmë me grevat”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10