
Dalibor Jevtiq – Kryetar i Komunës së Shtërpcës, ka thënë se targat dhe dokumentet e Kosovës janë vetëm justifikim, pasi sipas tij autoritetet kosovare duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.
Sipas asaj që raporotjnë mediet serbe, ai thotë kjo për arsye të shmangjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
“Nuk është thelbi i targave dhe dokumenteve, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në pozitën më të vështirë, që të largohen nga Kosova”, tha ai.
Sot në Beograd, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë mbajtur takim me strukturat ilegale serbe në Kosovë, për të biseduar rreth takimeve në Bruksel./Gazeta10