Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i SPSPK-së thotë se mbi 61 punëtorë e kanë lëshuar vendin

Gazeta10
11 September 2022 - 10:01

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se këtë vit mbi 61 punëtorë e kanë lëshuar vendin, shkruan Ekonomia Online, transmeton Gazeta10.

Kurse sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur 73 mijë e 670 punëtorë. Ai tha se Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.

Azemi thotë se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës…Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi për Ekonomia Online./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.