
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu me një postim në Facebook, i ka uruar mirëseardhje deputetes më të re të kësaj partie, Doarsa Kica – Xhelili, raporton Gazeta10.
Ajo tha se ardhja e saj është lajm i mirë për LDK-në dhe Forumin e Gruas në veçanti.
“Kauzën për avancimin e gruas në politikë dhe shoqëri do ta fuqizojmë edhe më shumë bashkë me gratë e Forumit”, ka shkruar Lushaku – Sadriu./Gazeta10.