Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetarja e Gjykatës Speciale më 21 shtator viziton Kosovën

Gazeta10
09 September 2022 - 9:51

Kryetarja e Gykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do ta vizitojë Kosovë më 21 shtator, raporton Gazeta10.

Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Trendafilova do të pritet të flasë për zhvillimet aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gazetarët janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim.

Këtu keni njoftimin.

“Më 21 shtator 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në aktivitet. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Hagë po mbahen në paraburgim, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.