Gazeta10

Kryhet transplanti i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur në Maqedoni të Veriut

Në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, dje në mesditë është kryer transplanti i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur, në historinë e shëndetësisë në Maqedoni të Veriut.

Pacienti gjashtëdhjetëvjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë ka marrë një organ të shëndetshëm nga pacientja me vdekje në tru, familja e së cilës ka pranuar t’i dhurojë organet. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili ka informuar se krahas mëlçisë, momentalisht është duke u zhvilluar transplantimi i veshkave në dy pacientë me sëmundje të veshkave.

“Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë personelit të përfshirë në ndërhyrjen e transplanteve, do të doja të falënderoja familjen e donatorit dhe vendimin e tyre për të shpëtuar jo një, por tre jetë. Ata na treguan edhe një herë se jeta mund të dhurohet. Falenderojmë gjithashtu të gjitha ekipet mjekësore të përfshira në transplantim, që punuan dhe vazhdojnë të punojnë me pacientët gjatë 24 orëve të fundit. Falënderim të veçantë meriton profesori Zoran Karaxhov dhe ekipi i tij, si dhe ekipi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, i cili sot shkroi një faqe të re jo vetëm në fushën e kirurgjisë së digjestive, por edhe në shëndetin e përgjithshëm.”, ka shkruar Sali./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit