Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kthehet në stacion policor shtëpia ku lindi Hitleri

Gazeta10
23 August 2023 - 10:17

Shtëpia e Aldoft Hitleri tashmë do të rikthehet në një stacion policor, e për ridizajnimin e kësaj shtëpie Ministria e Brendshme e Austrisë ka thënë se do të vazhdoj siç ishte e planifikuar.

Pas disa vitesh qeveria vendosi që ta kthente shtëpinë një stacion policor me një qendër trajnuese për të drejtat e njeriut, puna do të filloj me 2 Tetor.

Në përpjekje për të parandaluar që ndërtesa në kufi me Gjermaninë të bëhej faltore naziste, qeveria mori kontrollin e saj në vitin 2016, raportoi Guardian.

“Gjithçka do të vazhdojë siç është planifikuar”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë.

Sipas producentit austriak Gunter Schëaiger ka thënë se ministria për shtëpinë do “të vihen gjithmonë në dyshim” se “janë në linjë me dëshirat e diktatorit”. Ai gjithashtu ka njoftuar që do i publikoj disa dokumente për ndërtesën më vonë këtë muaj

Nga 10 maji 1930 si dëshmi Schëaiger citoi një artikull të një gazete lokale, ku thuhet se Hitleri e kishte dëshirë që shtëpia e lindjes ta konvertonte në zyra për autoritetet e komunës.

Vlera e kësaj shtëpie sipas llogaritjeve shkon deri në 20 milion euro. Puna planifikohet  të kryhet deri në vitin 2025 dhe stacioni policor të nisë funksionimin nga viti 2026.

Hitleri shpenzoi kohë të shkurtër në pronë, por ka vazhduar të tërheqë simpatizantë nazistë nga e gjithë bota.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.