Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ku e keni Thaçin dhe Amerikën”, çka deklaroi në gjykatë i mbijetuari i Masakrës së Izbicës?

Gazeta10
01 August 2023 - 11:25

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari, M.Th, ka rrëfyer për masakrën e Izbicës nga e cila kishte mbijetuar, kurse i njëjti ka thënë se nuk e njeh të akuzuarin shqiptar Muhamet Alidemaj.

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, M.Th ka treguar se pasi kishin ardhur forcat serbe në fshat ata ishin larguar jashtë fshatit në lumin Rekë, pas 4 ditëve kishin shkuar fshatin Ticë pastaj Makërmal dhe rrugëve alternative duke iu larguar forcave serbe kishin mbërri nderi në fshatin Kçiq të Komunës së Mitrovicës, ku kishin qëndruar 2 muaj e 20 ditë dhe më pas ishin kthyer në fshatin e tyre deri më 24 mars 1999, raporton Betimi për drejtësi.

Sipas tij, nga thashethemet se fshati Izbicë ishte zonë e sigurt kishin shkuar në fshatin Izbicë, ku pas 4 ditë më 28 mars (ditë e diel), kishte ndodhur masakra.

Mes të tjerash ai ka thënë se më 28 mars 1999, kishin qenë duke ngrënë ushqim ku forcat serbe nga lartë i kishin gjuajtur, ku gratë dhe fëmijëve iu kishin thënë “ecni për Shipni”, ndërsa të tjerët i kishin ulur.

Tutje i njëjti ka thënë se një pjesëtarë i forcave serbe iu kishte thënë se ku e keni Amerikën e Thaçin dhe i kishte sharë me nënë.

Pas kësaj, dëshmitari M.Th, ka thënë se kishte ardhur komandanti i forcave serbe i armatosur ku i njëjti në gjuhën serbe iu kishte drejtuar pjesëtarëve të forcave serbe se “çdo kush e din punën e vetë dhe filloni menjëherë”.

Ai ka thënë se grupi i tij kishte qenë i përbërë nga 33 veta dhe i kishin dërguar buzë malit dhe pasi i kishin detyruar të ulen në gjunjë kishte filluar t’i gjuanin me mitraloz, me ç’rast ishin vrarë 30 persona, ndërsa vetëm 3 kishin shpëtuar, dëshmitari si dhe J.Q dhe Sh.K.

Tutje, dëshmitari rrëfen se grupin  e dytë të popullatës i kishin sjellë 20 metra poshtë tyre dhe i kishin vrarë që të gjithë, po ashtu edhe në grupin e tretë 20 metra lartë tyre ishin vrarë të gjithë, ndërkaq nga grupi i katërt kishin shpëtuar 7 persona.

Dëshmitari M.Th ka shtuar se në fshatin Izbicë ishin djegur edhe 3 pleq së bashku me traktorët të cilët ishin grumbulluar nga forcat serbe.

I njëjti thotë se kishte marrë pjesë edhe në varrimin e 147 të vrarëve të fshatit Izbicë.

Tutje dëshmitari ka thënë se më 12 qershor 1999, i kishin shkuar në shtëpi gazetarët e BBC dhe së bashku me ta kishte tek vendi i varrimit, por aty ishte rrafshuar dhe kishte gjetur një dorë dhe këmbë të cilën iu kishte treguar gazetarëve se çfarë u kanë bërë.

Në fund, dëshmitari M.Th ka thënë se të akuzuarin nuk e njeh dhe askënd nga familja e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.