Kuba ka votuar për legalizimin e martesës së të njëjtit seks në një referendum kombëtar.
Rreth dy të tretat e popullsisë votuan për të miratuar reformat në një Kod të ri të Familjes, i cili do të lejojë gjithashtu shtatzënitë zëvendësuese dhe do t’u japë çifteve homoseksualë të drejtën për të birësuar fëmijë.
Ky shënon një moment të madh për Kubën, e cila shikoi homoseksualë të persekutuar dhe dërguar në kampe pune në vitet 1960 dhe 70.
Megjithatë, ka pasur kundërshtim të konsiderueshëm ndaj reformave midis grupeve fetare dhe konservatorëve.
Qeveria e Kubës kishte mbështetur ndryshimin e ligjit dhe zhvilloi një fushatë mbarëkombëtare duke u kërkuar njerëzve ta miratonin atë.
Duke folur teksa votonte të dielën, presidenti i vendit, Miguel Díaz-Canel, tha se priste që shumica e popullsisë të votonte po dhe se kodi i ri pasqyronte diversitetin e njerëzve, familjeve dhe besimeve.
Pjestarë të opozitës bënë fushatë për një votë “jo”, duke u kërkuar kubanezëve të shfrytëzonin një mundësi unike për t’i dhënë qeverisë komuniste të vendit një humbje në votime.
Disa aktivistë anti-qeveritar e konsiderojnë referendumin një përpjekje të shtetit për të përmirësuar imazhin e tij për të drejtat e njeriut pas një goditjeje brutale ndaj të gjitha formave të mospajtimit në vitet e fundit.
Referendumi vjen gjithashtu gjatë një krize serioze energjetike, e cila ka çuar në ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike duke prekur miliona njerëz në të gjithë ishullin.