
Veprimet e sotme të Qeverisë Kurti kanë përplasur analistin Blerim Gashi me gazetarin Adrian Çollaku ku ky i fundit për dallim nga Gashi kundërshtoi aksionin e sotëm në veri.
Gashi në edicionin special në Kanal10, tha se Qeveria e ka për detyrë të shtrijë sovranitetin e legalitetin në veri dhe këtë e ka arritur.
Ai tutje tha se nuk varet marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve me disa veprime në 4 komuna në very.
“Kuku për neve”, prej asociacioni ke me përfundu në autonomi”, i tha Çollaku analistit Gashi.
Analisti Gashi tha po ashtu se nuk beson që Kurti është aq naiv me u qu pesh pa u marrë vesh me Amerikën me hy me njesi speciale në veri. /Gazeta10/