Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kundërshtohet kërkesa për shtyrje të vendimit për targa

Gazeta10
25 October 2022 - 20:10

Përkundër kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për shtyrje për 10 muaj të vendimit për regjistrimit të targave në RKS, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se afati i fundit është 31 tetori. Por, ka shtuar se janë të kujdesshëm me kërkesat e aleatëve. Analistët kërkojnë që qeveria të veproj, duke u bazuar nga këshillat e ndërkombëtarëve, pasi kjo mund të sjell pasoja për vendin.

Raporti: Gentiana Gashi.

Zbatimi i vendimit për targat, nuk pritet të shtyhet edhe një herë tjetër.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se konvertimi i targave në RKS nuk është hakmarrje e as inat ndaj serbëve, por lehtësim financiar dhe barazi.

Kërkesën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për shtyrje të afatit për 10 muaj, Kurti ka thënë se sugjerimet e aleatëve i marrin me seriozitet dhe se janë të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ditë të vështira do vijnë për serbët në Kosovë.

Vuçiq, derisa komentoi thirrjen e Kosovës për konvertim të targave, ka thënë se mburret që serbët nuk po dëgjojnë Albin Kurtin.

Ndërsa, analistët vlerësojnë se nëse nuk do të ketë shtyrje të vendimit për targat do të ndikojë negativisht për Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, konsideron se ky veprim do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e vendit si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në.

Nga vizitat e fundit në Prishtinë, emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Mirosal Lajçak, kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë edhe për 10 muaj afatin për konvertimin e targave ilegale në RKS, siç kanë thënë për shmangur tensionet e e mundshme në veri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.