Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kupchan: Kosova ka të drejtë ta hapë njëanshëm Urën e Ibrit, por nëse dëshiron normalizim ta bëjë me dialog

Gazeta10
15 August 2024 - 22:12

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve europiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë se Kosova ka të drejtë të hapë në mënyrë të njëanshme Urën e Ibrit.

Megjithatë, profesori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown në Washington, thotë se nëse dëshiron që të normalizojë marrdhëniet me Serbinë është mirë që ta zgjidhë këtë çështje në tavolinën e Brukselit.

Edhe pse Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitet dhe të hapë në mënyrë të njëanshme urën e lumit Ibër, Prishtina, pasi synon përfundimisht të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin, është më mirë të veprojë përmes procesit të dialogut”- tha Kupchan në një bisedë me KALLXO.com.

Kupchan tha se Kosova dhe Serbia përballen me një mosmarrëveshje të vështirë dhe të gjatë që duhet të shtensionohet.

“Në një mosmarrëveshje të këtij lloji, veprimet e njëanshme priren të tërhiqen dhe të pengojnë përparimin, jo të përmirësojnë situatën”- shtoi Kupchan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.