
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin disa momente politike që sipas Krenar Shalës gabuan në raport me Kosovën.
Ai thotë se thirrja e SHBA-së në vitin 1997 ndaj qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e dikatorit Millosheviq, ishte njëri prej gabimeve më të mëdha.
Ai ka përmendur edhe thirrjen tjetër për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
“Në vitin 1997 i bën thirrje qytetarëve të Kosovës me marrë pjesë në zgjedhje të Millosheviqit. Në vitin 2020 i bën thirrje Kosovës heqe reciprocitetin. Amerikën ne e kemi mësu me servilitet. Kur thotë Amerika s’munesh me çu kryet, edhe s;mundesh. Edhe tash ajo s’mundet me te konceptu që ti një ditë mundesh me u ba si shtet normal. Ja po kqyrim me u bo shtet normal, ja na sheh si prostitut. Ti me u ba shtet normal a, tash ta futu unë ty sanksionin. Kështu i kemi mësu na. Na jemi shtet më demokratik sesa Serbia. Ne se destabilizojmë rajonin. Na si kemi plagos ushtarët e KFOR-it, na si sulmuam gazetarët”, deklaroi Shala në Politiko./Gazeta10