Analisti politik, Krenar Shala teksa ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e nëntorit, është shprehur i bindur se ideja e të qenit një shtet me Shqipërinë nuk është e domosdoshme, ngaqë sipas tij, të dyja shtetet tashmë kanë perspektivë të zhvillimit dhe demokracisë.
“I uroj të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Po ashtu të gjithë ata që mendojnë që mirë kanë ba edhe qytetarët e Kosovës që e kanë shtetin e tyne, kurgja keq nuk kanë ba”, ka thënë Shala.
Opinionet se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen bashkë, Shala nuk i vlerëson si të nevojshme.
“Shqiptarët i kanë dy shtete. Sot i kemi dy shtete të cilat kanë perspektivë të mirë të zhvillimit dhe demokracisë. Kurrë ma mirë s’kemi qenë. S’bon me u ni keq që jemi dy shtete. Dikush thotë duhet me u bo ni shtet. Jo nuk kemi nevojë një shtet derisa e kemi një rend botëror”, ka thënë Shala. /Gazeta10/