
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate duke folur për gjykimin që po ju bëhet drejtuesve të UÇK-së në Hagë, ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka qenë asnjëherë ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Mirëpo ai thotë se në fund të procesit do të zbulohet e vërteta se UÇK-ja ka qenë organizatë vetëm çlirimtare, raporton gazeta10.
“Jam i sigurtë se në fund trupi gjykues pas këtij rrugëtimi qe do të kalojmë do të vërtetojnë pafajësinë e tyre dhe fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Sherifi, në emsionin ‘Gallatë’ në Kanal10.
Ai ka kërkuar nga institucionet dhe shoqëria që të këtë me shumë ndjeshmëri rreth këtij procesi.
“Sepse nuk bëhet fjalë për fatin e tyre individualisht, por bërhet fjalë për produktin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç është liria e Kosovës”, ka theksuar Sherifi./Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni në video…