Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Ata i dojnë komunat si barrikada dhe dëshirojnë t’i bëjnë bashkë

Gazeta10
30 December 2022 - 18:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Asociacionin ka thënë se ky po dëshirohet ashtu si barrikadat, raporton Gazeta10.

Kurti duke iu referuar Serbisë ka thënë se ata dëshirojnë komuna si barrikada dhe se i duan t’i bëjnë bashkë ato.

“Me fjalë të tjera, ata i dojnë komunat si barrikada dhe dëshirojnë t’i bëjnë bashkë, asht qysh i bënë 16 barrikada bashkë dëshirojnë t’i bëjën 10 komuna bashkë në një Asociacion”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është për të drejtat e serbëve teksa të njejtit i ka ftuar që të punësohen në institucionet e shtetit.

Më tej, Kurti po ashtu ka dhënë edhe një informcion lidhur me financimin e ndërmarrjesve që bëjnë punësim mbi baza multietnike.

“Me këtë mendësi, e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra nga Millosheviqi as nga e tashmja e tyre pra Putini nuk mund të bëhet fjalë për garancione të tilla. Ne jemi për të drejtat e serbëve në Kosovë, jemi për të krijuar mundësi për të gjithë për ta. Unë edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë, posacërisht ata që s’kishin shancë më herët që të punësohen në institucionet e Kosovës, dhe gjithashtu në vitit e ardhshëm do të ndajmë një buxhet disa milionësh për të gjitha ndërmarrjet të cilat bëjën punësim multikulturor  e multietnik”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.