Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenarë

Gazeta10
25 March 2023 - 17:51

Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës në Tel Aviv, ndeshje kjo e vlefshme për për kualifikimet e EURO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar suksese djemve të kombëtares së Kosovës, teksa është shprehur i bindur se do të na bëjnë krenarë.

“’Besa-Besë’ se Dardanët do të na bëjnë krenarë. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndër të tjera, ai tha se kësaj radhe, qëllimi dhe bindja është më e fortë se nga Grupi I, Kosova do të vazhdojë në EURO 2024.

Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës. Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë.”, u shpreh Kurti.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të luhet me fillim nga ora 18:00, dhe transmetohet direkt në platformën Art Motion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.