Gazeta10

Kurti bisedon në telefon me emisarin britanik dhe diplomatin amerikan

Dy ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe këshilltarin special të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkruan Gazeta10.

Në bisedën me Peach është theksuar nevoja për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë me Serbinë.

Para diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë” – ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kurse me këshilltarin Chollet, Kurti ka shkruar se kanë biseduar për shumë çështje, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Telefonatë e frytshme për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë; duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë