Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti deklarohet për “izolimin” e krerëve të UÇK-së nga Specialja: Mundësitë janë të kufizuara, me Konjufcën po punojmë

Gazeta10
24 November 2023 - 12:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për pezullimin e vizitave dhe të gjitha komunikimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kurti në një prononcim për media ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale në Hagë

Por që tha se bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po punojnë në këtë drejtim.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën”.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve. Sipas ZPS-së, ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.