Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti e quan AAK-në parti të respektuar: Nuk është në rregull që e refuzuan takimin me mua

Gazeta10
10 July 2026 - 11:29

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur “parti të respektuar” Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo gjuhë e ndryshuar e Kurtit vjen pas përplasjeve të shuma që kishin në legjislaturat e kaluara, por edhe gjatë fushatave zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje e AAK.

Ai iu referua kështu partisë së Ardian Gjinit derisa tha se s’është në rregull që ai s’e ka pranuar ftesën e tij për takim.

“Kryetari i AAK’së s’e ka konsideruar të arsyeshme dhe të nevojshme që të takohet me mua. Unë besoj se është e rëndësishme të takohet me mua. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Ne edhe nëse s’do të jemi bashkë në Qeveri, padyshim që do të jemi bashkë në institucione dhe në kohën kur takime zhvillohen gjithandej, pothuajse secili me secilin, nuk është në rregull që një parti e respektuar parlamentare si AAK të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”.

Derisa po kalkulonte numrat për formim të institucioneve, Kurti s’i përfshiu 7 deputetët e AAK’së për shkak të refuzimit të ftesës.

Kurti tha se po zhvillon takime konsultative me partitë tjera për formim të institucioneve.

Së pari, ai u takua me kreun e PDK’së, Bedri Hamza, ndërsa pasdite vonë e paralajmëroi takimin me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit me Hamzën, Kurti tha se ai ishte takim konstruktiv dhe e përshkroi si atmosferë të vullnetit, por tha se asgjë konkrete s’është arritur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.