Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhduket i mituri në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

Gazeta10
10 July 2026 - 10:09

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua ka njoftuar policinë se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është raportuar më 9 korrik, rreth orës 23:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thotë PK./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.