Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë

Gazeta10
13 March 2023 - 13:30

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar të hënën shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark.

Bëhet e ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

“Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Ai u informua nga Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet në njoftim e Zyrës së Kryeministrit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.