
Dy persona të moshës 19 vjeçare janë therur me thikë, dje pas mesnate në Prizren.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren “Prim.Dr.Daut Mustafa”.
“Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë. Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi”, kanë njoftuar nga Spitali.