Gazeta10

Kurti dhe Vuçiq nesër takohen në Bruksel

Raporti: Gresa Bardhecaj / Kanal10

Të hënën në mëngjes në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Kanal10.

Në ditën kur është paraparë të hyjë në fuqi masa e gjobitjes së vozitësve serbë me targa ilegale, në Bruksel do të takohen dy krerët më të lartë të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Në mëngjesin e së hënës së 21 nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas BE-së, Borrell fillimisht do të takohet me Kurtin e Vuçiqin në ora 8 të mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në insititucione të Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.

Takimi i së hënës është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë.”, tha Përparim Kryeziu – Zëdhënës në Qeverinë e Kosovës

Megjithatë, presidenti serb, nuk është shprehur optimist për arritjen e ndonjë pajtimi mes dy shteteve.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiq.

Sipas njohësit te marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, është vështirë të besohet se do të arrihet një zgjidhje, pasi vet shkuarja në Bruksel është absurde.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borell, i kishte ftuar në takim palën kosovare dhe serbe, siç kishte thënë para 21 nëntorit dhe jo më vonë, me qëllim për të gjetur një zgjidhje evropiane për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Takimi Kurti-Vuçiq vjen pasi që palët nuk kanë arritur marrëveshje rreth kësaj çështjeje, për çka edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte zhvilluar javën e kaluar takime në Bruksel, por pa ndonjë rezultat.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua