Gazeta10

Kurti: Dhuna nuk do të tolerohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij që sapo ka përfunduar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ka thënë se dhuna nuk do të tolerohet, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ata që ushtrojnë dhunë do të përballen me shtetin e së drejtës dhe me forcën e ligjit.

“Dhuna nuk do të tolerohet. Dhunuesit do të dënohen nga shteti i së drejtës me forcën e ligjit”.

Kurti ka falënderuar qytetarët që kanë treguar qetësi teksa ka premtuar se nuk do të tolerojë destabilizimin e vendit.

“I falënderojmë qytetarët tonë për qetësinë, durimin dhe përkrahjen. Nuk do të lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues demokratik të republikës sonë dhe do të kujdesemi që të mbizotërojë ligji dhe paqja për siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Kujtojmë se mbrëmë Kosova u përballë me tensione dhe destabilizim në veriun e vendit meqë qytetarët serbë atje kanë bllokuar rrugët me kamionë pasi institucionet e Kosovës kishin paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimat. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë