Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’Kurti, dordolec dhe supermen’’ – Gjini i AAK-së me krahasime ‘interesante’ për kryeministrin Kurti

Gazeta10
22 June 2023 - 18:05

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Gjini, e ka cilësuar kryeministrin e vendit si një dordolec i cili po vepron me arrogancë dhe sipas tij, si i tillë nuk i duhet këtij vendit.

Gjini në “INFO10”, ka thënë se Kurti duhet të shkoj në shtëpi, sepse përballë botës po na përfaqëson si një popull që është përballë një dordoleci, shkruan Gazeta10.

‘’Respektimi i ligjit, shtrirja e sovraniteti, lufta kundër kriminelëve, kontrolli i kufijve që të gjitha kanë qenë të përkrahura. Jo prekja e përfaqësimit politik. Në këtë rast ne nuk mund t’ia faturojmë Amerikës dhe të bëhemi arrogantë, me një arrogancë që është qesharake dhe del sikur të jetë kryeministri jonë një dordolecë, jo burrështetas. Ne kemi të bëjmë me një dordolec dhe ne në sytë e botës jemi përballë një dordoleci. Dordolecit nuk i duhet këtij vendi, i duhet një burrë shteti. Dordoleci çdo orë që rri në krye të Qeverisë, na bën dordolec edhe ne. Andaj Kurti duhet të shkoj në shtëpi.’’, tha ai në Kanal10.

Sipas tij, Kurti po e luan rolin e superman-it dhe heroit sa i përketë veriut të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.