
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar se nuk është pajtuar me propozimin e draft-statutit për Asociacionin të përgatitur nga ekipi menaxhues serb.
LEXO EDHE: BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit
Kurti e ka quajtur fundamentalishtë të papajtueshme atë draft-statut teksa tha se dy ndërmjetësve të BE-së i ka propozuar një draft-vizion të një kornize e cila tregon se si do të duhej të ishin të drejtat e serbëve në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantojë një draft-statut në gjithsej 67 nene, dhe pastaj dhamë qëndrimin tonë, që një draft-statut i tillë është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të pakicave sipas të drejtave Evropiane. Unë propozova një draft-vizion si kryeministër i Kosovës përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Unë kam propozuar se si do të duheshin të ishin vlerat dhe principet, çfarë do të duhej të ishte korniza që e rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë. Besoj se ajo do të trajtohet me kujdes nga ndërmjetësit.”, tha kryeministri Kurti para gazetarëve.
Ndryshe, pala negociatore kosovare dhe ajo serbe fillimisht u pajtuan për Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta në Kosovë./Gazeta10